Publikohen shifrat ditore të infektuarve me COVID-19 në Kosovë


Nga 2.438 mostra të marra më 24 orët e fundit, 287 kanë rezultuar pozitiv dhe 229 që kanë fituar betejën me Covid-19.

Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, teksa ka thënë se situata me koronavirusin është nën kontroll.

“Ndërsa, sot, kur flasim për menaxhimin e pandemisë në vendin tonë, mund të themi se situata është nën kontroll, por assesi nuk duhet ta ndalojmë përgjegjësinë e detyrat e secilit për luftimin dhe pengimin e virusit vdekjeprurës.

Sot nga 2.438 mostra të marra më 24 orët e fundit, 287 kanë rezultuar pozitiv dhe kemi 229 që kanë fituar betejën me Covid 19.

Vetëm bashkë mund t’ia dalim”, ka shkruar ai në Facebook

Baby Boo