Publikohen shifrat ditore të infektuarve me COVID-19 në Kosovë


Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.930 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 855 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.220.

Baby Boo