Publikohen shifrat ditore të infektuarve me COVID-19 në Kosovë


Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 690 raste të reja me infeksionin Covid-19. Ndërkohë edhe 16 kosovarë raportohet se kanë humbur betejën me këtë virus brenda një ditë në të gjithë territorin e Kosovës. Këto të dhëna u bënë të ditura sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raporton 24 orësh. E në vend raportohet të jenë shëruar edhe 377 kosovarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 690 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç).

Baby Boo