Publikohen shifrat ditore të infektuarve me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 12 viktima nga coronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID19.
Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, nga testimi i 1.555 mostrave janë regjistruar edhe 524 persona të infektuar me koronavirus.

Nga sëmundja janë shëruar 566 pacientë ndërsa raste aktive janë 11.868.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me coronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.118 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 1.186 kanë vdekur ndërsa 33.064 janë shëruar.

Baby Boo