Publikohen përgjimet e reja, Perez e quan Ronaldon idiot, Mourinhon abnormal


El Confidencial vazhdon të publikojë përgjime të Florentino Perez. Skandali i përgjimeve ka tronditur Spanjën dhe Real Madridin, ndërsa gazeta spanjolle s’e ka plan të ndalet me publikimin e tyre.

Në audiot e publikuara sot, Florentino Perez dëgjohet duke e quajtur Cristiano Ronaldon si idiot, ndërsa Mourinhon si njeri abnormal.
“Ai është person i çmendur. Një idiot, inatçor e njeri i sëmurë. Gabohet kushdo që mendon se ai është normal. Vetëm në i dijm marrëzitë e tij dhe nuk e di se pse i bën ato budallallëqe” dëgjohet duke thënë Perez në një inçizim për Cristiano Ronaldon.

“Mendes nuk komandon asgjë në të. I paskrupullt në intervista, me ego të sëmurë dhe që sheh të fitojë para vetëm më gjeste të tilla. Ai nuk e do askë, është abnormal” dëgjohet duke thënë Perez për Jose Mourinhon.

Baby Boo