Publikohen pamjet: Forca shtesë ushtarake dërgohen në Bosnje dhe Hercegovinë


Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, forcat ushtarake në Evropë po riorganizohen për të ruajtur sigurinë e të gjitha shteteve.

Prandaj, EUFOR-i, forca e cila ruan sigurinë e Bosnjë dhe Hercegovinës, ka dërguar trupa shtesë në Bosnje dhe Hercegovinë nga Austria, Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia.

Gjithashtu automjete të blinduara ushtarake janë duke mbërritur në Bosnjë dhe Hercegovinë, tregojnë pamjet e publikuara në rrjetet sociale, raporton portali boshnjak Klix.ba. Një pjesë e automjeteve të blinduara ushtarake që mbërritën sot janë filmuar në pikën kufitare Bosanski Samac. Bëhet fjalë për automjete të blinduara ushtarake të quajtura “Pirajna”. Këto automjete janë të prodhuara në Zvicër dhe përdoren, ndër të tjera, për shkatërrimin e tanqeve.

Ato parashihet të jenë pjesë e ndihmës ushtarake për Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Mbërritjen e automjeteve të blinduara e ka konfirmuar EUFOR-i në një deklaratë për media. Sipas EUFOR-it, një force ekuvalente me KFOR-in në Kosovë, automjetet po vijnë në Bosnjë për kryerjen e “operacioneve të rregullta ushtarake”.

Dy ditë më parë, 500 trupa ushtarakë të KFOR-it mbërritën në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Baby Boo