Publikohen kur ROSU futet në Banesën e Milan Radoiçiqit


Është publikuar një video e njësitit special të Policisë së Kosovës, ROSU, duke hyrë në apartamentin e Milan Radoiçiqit në veri të Mitrovicës, nënkryetarit të Listës Serbe i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Video është publikuar në mediet serbe dhe dyshohet se ka përfunduar tek ato nga vet Radoiçiqit, i cili sot lëshoi një njoftim lidhur me arratisjen e tij.

“Ata erdhën në apartamentin tim, ku jetoj me gruan dhe fëmijët e mi. Me armë në dhëmbë, me synimin e vetëm që të më vrasin. Dhe unë kam prova për këtë”, ka shkruar sot nënkryetari i Listës Serbe, transmeton Gazeta Insajderi.

Tutje ai ka akuzuar institucionet e Kosovës se po duan ta shkatërrojnë, pasi pretendon se është shumë i rëndësishëm për serbët e veriut.

“Prishtina dëshiron të më heq qafer, pasi e dinë se unë jam i gatshëm të kundërshtojë çdo tentim për ta pushtuar Veriun. Por pavarësisht, nuk do të mund të më detyrojnë të largohem nga kjo zonë”, thuhet në deklaratën e Radojiçiq.

Policia e Kosovës në aksionin e të premtes ka arrestuar tre serbë si të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Baby Boo