Publikohen incizimet për rastin “Tortura”


Me shikimin e video materialeve nga kamerat e MPB-së sot në Gjykatën penale në Shkup vazhdon rasti “Torturë” i PSP-së për mënyrën e privimit nga liria të liderit të partisë Të Bashkuar për Maqedonisë dhe ish-ministrin e Punëve të Brendshme Lube Boshkoski në vitin 2011.

Në xhirimin e parë shihet hapësira në MPB ku futen dëshmitë e grumbulluara nga arrestimi i Boshkoskit, ndërsa pastaj dy persona kryejnë futje në kompjuter të numrave serik nga bankënota në apoenë nga 100 euro.

Prokuroria, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për numërim të të hollave dhe asgjë më shumë nga ajo që deri tani është parë, propozoi me qëllim të ekonomizimit të procedurës të mos realizohen këto xhirime. Mbrojtja tha se është kundër dhe se prokuroria duhej të mendonte kur ka propozuar dëshmi se nëse ato u dedikohen veprës ose jo.

Në sallën gjyqësore janë të pranishëm i akuzuari i parë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish-njeriu i parë i njësitit “Alfat”, Ivica Antevski Puki, si dhe pesë pjesëtarë të njësitit.

Gjykatëse është Aleksandra Ristevska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës nga PSP është Lubomir Llape.

Prokuroria Speciale Publike i ndjek Mijallkovin, Antevskin dhe pesë pjesëtarët e “Alfave” për torturim dhe sjellje tjetër të ashpër, jonjerëzore ose poshtëruese dhe ndëshkim, për mënyrën e privimit nga liria të liderit të Të Bashkuar për Maqedoninë dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme Lube Boshkosvski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Pacensure

Baby Boo