Publikohen foto e djalit të deputetit të PS, me makina luksoze, kallash dhe hashash


Prej disa ditësh Rexhep Rraja, djali i deputetit të Krujës Rrahman Rraja është në qendër të vëmendjes pas dëshmisë së oficerit Emiljano Nuhu, që e akuzon atë për dhunimin e shtetases Xhisiela Maloku, siç pretendohet në kallëzimin penal prej saj.

Oficeri tashmë në azil, Nuhu, përfshin në këtë ngjarje edhe deputetin Rraja, Taulant Ballën, kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi dhe persona të tjerë, për të cilët thotë se kanë ndërhyrë për të mbyllur çështjen e për të liruar Rexhepin. Nuhu shprehet madje se ky grup personash kanë dashur ta ekzekutojnë.

Në reagimin e saj për një media, Xhisiela Maloku, në një intervistë kontraverse që ngjalli shumë reagime, i mohoi të gjitha, duke e zvogëluar të gjithë ngjarjen në një incident të vogël, që u deformua dhe zmadhua fillimisht nga denoncimi i ish kryeministrit Sali Berisha.
Ndërsa deputeti Rrahman Rraja , thotë se motivet e ngjarjes, dhe denoncimi i vajzës janë për arsye xhelozie. Ai shtoi se ka që prej vitit 2013 që nuk e shqetëson dhe nuk shqetësohet nga djali i tij që jeton në Tiranë.
Newsbomb.al ka mundur të sigurojë disa fotografi që Rexhep Rraja ka shpërndarë në rrjetet sociale. Fotografitë janë shokuese të thuash të paktën, për një djal deputeti, por jo të pazakonta për realitetin shqiptar.
I riu duket teksa mban në dorë armë tip kallashnikov, fotografon bimë kanabisi të cilën e quan “ilaç”, si dhe lëviz me makina të shtrenjta.
Sipas dëshmisë së oficerit Emiljano Nuhu, Rexhep Rraja e ka marrë disa herë me dhunë dhe nën kërcënimin e armës shtetasen Xhisiela Maloku, por momenti më i rëndë është ai kur e mori në makinë dhe me forcë e çoi në hotel, ku nga dhuna e madhe dhe djegia e cigareve në trupin e saj, vajzës i ranë të fikët.

Baby Boo