Publikohen bomba të reja në sallën e gjyqit ndërmjet Gruevskit dhe Janakievskit


Njëmbëdhjetë bomba sot janë degjuar në gjykatë të cilat janë marrë si dëshmi. I akuzuari i parë Mile Janakievski dhe 5 të punësuar ne Ministrinë e Transportit, akuzohen nga Prokuroria Speciale se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 64 milion denarë se kanë shitur tokë shtetërore në vendin e quajtur “Qyteti i diellit” pa i plotësuar kushtet me ligj.

Në bisedën e parë Gruevski akuzon Janakievskin se nuk u ka dhënë shumë vëmendje investitorëve të huaj.

N.G: Mile, Vlladimir Peshevski u jep më shumë vëmendje investitorëve, prej teje nuk janë të kënaqur. Ti sikur të jesh jurist u thuash se atë çfarë dëshirojnëe nuk u takon me ligj, dhe ata largohen për 5 minuta.

Janakievski i arsyetohet se Vladimir Peshevski nuk merr pergjegjësi aspak, dhe prap në fund nënshkruhet ai.

Gruevski sërish akuzon Janakievskin duke i thënë se investitorët e mëdhenj duan tretman të jashtëzakonshem.

N.G: Keta investitor janë miliarder. Kanë aeroplanët privat dhe jahtet me 20 femra dhe vijnë tek ti dhe ti u thua kjo nuk është sipas ligjit.

Janakievski i arsyetohet se Peshevski ka më shumë përvojë, por Gruevski vazhdon duke i thene: “Ti je mësuar me biznismen Koçan, Moçan të atij kalibri.

Baby Boo