PTHP: Aktivitete për zbardhjen e ngjarjeve të djeshme


Prokuroria Themelore Publike Shkup kërkon nga MPB-ja xhirimet e kamerave të sigurisë për të gjithë personat e privuar nga liria lidhur me protestën e djeshme para Kuvendit si dhe për personat e mitur që paraprakisht ishin ndaluar e më pas ishin liruar, për të dokumentuar veprimet eventuale të jashtëligjshme.

Sic thuhet në Komunikatën e Prokurorisë Themelore Publike, nga përmbajtja e video-incizimeve, si dhe nga dëshmitë tjera, do të dëshmohet veprimi eventual I jashtëligjshëm I personave të privuar nga liria dhe i personave të mitur që paraprakisht ishin ndaluar e më pas ishin liruar. Njëkohësisht do të vërtetohet identiteti edhe I personave tjerë të involvuar në ngjarje, për të cilët ekziston dyshimi I bazuar se me sjelljet e tyre janë kryerës të veprave penale. Konform video-incizimeve dhe dëshmive tjera do të pasojë parashtrimi I kallëzimeve penale apo njoftime deri tek Prokuroria Themelore Publike nga ana e MPB-së.

Prokuroria Themelore Publike – Shkup gjithashtu informon se ka qenë e njoftuar edhe për mesazhe kërcënuese dhe fotografi përmes profileve në rrjetet sociale që ishin publikuar për bartës të funksioneve publike dhe për persona të tjerë zyrtarë. Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë detyrime që të vërtetojë identitetin e personave nga profilet e të cilëve dërgohen mesazhe dhe të sigurohen dëshmi relevante për vepra eventuale të kryera penale, sipas Kodit penal ‘Cënimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3. /Art Channel/

Baby Boo