PSP: Svetllana Kostova ka punuar paralelisht edhe si gjyqtare dhe në DSK


Nga Prokuroria Speciale Publike, në një raport të veçantë gjashtëmujor kushtuar sjelljes së papërshtatshme të gjyqtarëve, njofton se Svetllana Kostova, e cila ka qenë e zgjedhur për gjyqtare në Gjykatën e Lartë Administrative, paralelisht ka punuar në policinë sekrete për disa muaj.

Sipas PSP-së, me provat të cilat janë në dispozicion të tyre, sidomos në bisedat telefonike dhe sms mesazheve të Svetllana Kostovës, nga periudha e vitit 2011, në disa tema dhe me disa persona, vendosin çështjen e papajtueshmërisë së funksionit gjyqësor, duke kryer detyra të tjera publike, punë ose veprimtari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas biografisë së saj profesionale postuar në Portalin Gjyqësor të Gjykatës së Lartë Administrative të Republikës së Maqedonisë në periudhën prej vitit 2005 deri në largimin e saj në vitin 2011, Svetllana Kostova është në pozitën e shefe e Departamentit të Menaxhimit dhe edukimi në Siguri dhe Kundërzbulim. Në periudhën e zgjedhjes së për gjyqtare në Gjykatën e Lartë Administrative në mars të vitit 2011, deri në hyrjen në funksionimin më 1.07.2011, sipas të dhënave nga Agjencia për Punësim të Republikës së Maqedonisë, Kostova vazhdon të punojë në Ministrinë e Brendshme”, shkruajnë prokurorët.

Në raportin e Prokurorisë shtohet se komunikimet telefonike të Kostovës në shtator dhe tetor të vitit 2011, domethënë dy deri në tre muaj pas emërimit të saj si gjyqtare në Gjykatën e Lartë Administrative, tregojnë se ajo vazhdoi të merrte pjesë në mënyrë aktive në detyrimet ditore të Administratës së Sigurisë dhe Kundërzbulimit në lidhje me organizimin dhe ndërmjetësimin e takimeve dhe ndërmarrjen e detyrave të tjera që bien brenda fushës së veprimit të përditshëm të DSK-së.

Në raport gjithashtu shkruan se fakti se Svetllana Kosotova ka kryer punë paralele edhe si gjyqtare edhe në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim padyshim ka vendosur në pyetje integritetin e saj personal, gjithashtu dhe funksionin e pavarur të gjyqësorit. /Telegrafi/

Baby Boo