PSP pjesërisht e tërhoqi akuzën kundër gazetarit Zoran Bozhinovski


Prokuroria Speciale Publike pjesërisht e tërhoqi akuzën kundër gazetarit Zoran Bozhinovski, i cili në vend se të akuzohet për tre vepra penale me gjashtë pika do të akuzohet për tre vepra penale me pesë pika.

PSP, e cila për lëndën “Spiun” mori ingerenca në mars të këtij viti, u tërhoq nga pika 27, sepse në aktakuzën, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ka vepruar deri më tani, nuk ka ofruar kualifikim juridik për veprën penale.

Në përgjigjen e PSP ndaj pyetjeve të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë lidhur me lëndën e Bozhinovskit, thuhet se pika i referohet aktit të një personi tjetër për të cilin i njëjti tashmë është dënuar. Për këtë tashmë është informuar gjykata dhe pritet të sjellë vendim për ndalim të procedurës për atë pikë.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka ofruar shpjegim pse deri në mars të këtij viti ka refuzuar të pranojë ingerencat e PSP për lëndën “Spiun”.

Përndryshe, Bozhinovski, është arrestuar më 21 prill në Novi Sad nga autoritetet serbe, ndërkaq një ditë pas është ekstraduar në Maqedoni.

Arrestimi i Bozhinovskit është kryer me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar është ngritur kundër tij në vitin 2013, si i dyshuar në rastin “Spiuni”.

Baby Boo