PSP: “Perandoria” ka dëmtuar Buxhetin më së paku 6 milion euro


Prokuroria Publike Speciale informoi publikun se në kuadër të hetimit “Perandoria”, gjykata ka sjell vendime për përcaktimin e masës së përkohshme të sekuestrimit të një pjesë të pronës me qëllim të sigurimit të personave juridik Orka Holding dhe Eksiko, si dhe vendime për ndalesë të përkohshme për të ndaluar rrjedhja e parave nga llogaritë bankare të këtyre personave juridik.

“Në këtë moment, nga dëshmitë që i ka PSP-ja, del se është dëmtuar Buxheti i Republikës së Maqedonisë më së paku prej 6.275.280, si dhe janë larë para në vlerë prej 10.939.938 euro”, thonë nga PSP-ja.

PSP-ja informon se pesë të dyshuarit për të cilët është dorëzuar propozoi për përcaktimin e masës së paraburgimit, janë arrestuar bazuar nga urdhrat e dhëna nga gjyqtari në procedurë paraprake, ndërsa sjellja e tyre para gjykatësve është zbatuar që kur ishin kontrolluar në bazë të urdhrave për kontroll.

PSP-ja thotë se në periudhën e ardhshme në rastin “Perandoria: do të zgjerohet në më shumë persona dhe për më shumë vepra penale.

Baby Boo