PSP kërkon dënim për Llatasin dhe t’ia konfiskojë shtëpitë e uikendit në Zelenikovë


Prokuroria Speciale Publike sot në Gjykatën Penale sot i tha fjalët përfundimtare për rastin “Trevnik” i cili ka të bëjë me shtëpitë e uikendit të gazetarit Dragan Pavlloviq – Llatas dhe vëllezërve të tij në Zelenikovë, dhe kërkoi nga gjyqi që ti shpallë fajtorë për veprën ndërtim të paligjshëm dhe t’ua konfiskojë ato shtëpi uikendi, përcjellë Zhurnal.

Siç thonë nga PSP, të akuzuarit kanë ndërtuar shtëpitë shumë më herët para se ti marin lejet për ndërtim.

“Është e qartë se të akuzuarit kanë filluar me ndërtim të shtëpive shumë më herët para se ti marin lejet për ndërtim dhe kryerësi këto i ka përfunduar që në dhjetor 2012tën”, thonë nga PSP.

Për këtë lëndë si dëshmi ka “bomba”, dëshmi nga dëshmitarët, dhe dëshmi materiale.

“Çështja për të cilën biseodjmë në këtë lëndë është kur të akuzuarit kanë filluar me realizimin e dëshirës së tyre për ndërtim të shtëpive në Zelenikovë. Nga dëshmitë e akuzës del se kjo ka ndodhur para se të sigurohen lejet ligjore për fillim të ndërtimit, gjegjësisht larg kohës kur kanë marë lejet për ndërtim të objekteve”, thonë nga PSP.

Të akuzuarit sipas PSP-së, kanë kryer vepra penale dhe akuzohen me paramendim, sepse kanë qenë të vetëdijshëm se po i ndërtojnë shtëpitë në Zelenikovë pa leje për ndërtim, kanë qenë të vetëdijshëm për ndalesën e veprave të tilla dhe madje kanë qenë të vetëdijshëm se shtëpitë mund t’iu rrënohen sepse i kanë ndërtuar në mënyrë joligjore, por gjithsesi kanë vazhduar me ndërtimin e të njejtave.

Baby Boo