PSP-ja: Gjykata veproi drejtë me Janakievskin e Bozhinovskin


Rreziku që Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski mund të arratisen ekziston që nga 2 korriku i vitit të kaluar saktëson Prokuroria Speciale. Këtë fakt, sipas PSP-së, vitin e kaluar e ka konstatuar Gjykata Penale kur ka konfiskuar pasaportat e tyre personale dhe diplomatike dhe i ka urdhëruar ata të paraqiten në gjykatë çdo të premte. Masat parandaluese më të buta që ishin caktuar për PSP-së vetëm dy ditë pasi ata paraqitën akuzat ishin një tregues se edhe atëherë gjykata kishte frikë se ata mund të arratisen.

Me propozimin e PSP-së, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1, duke pasur parasysh faktin se të pandehurit planifikojnë të arratisen, si rrethana që tregojnë rrezik të bazuar për arratisjen e tyre, konstaton se objektivat e masave për sigurimin e pranisë së dy të pandehurve gjatë kësaj procedure nuk mund të arrihen me masat paraprake parandaluese të caktuara, për të cilat arsye ka marrë vendim për shqiptimin e masës së paraburgimit për të dy personat, si masë e domosdoshme për zhvillimin papengesë të procedurës penale dhe sigurimin e pranisë së tyre”- thonë nga Prokuroria Speciale Publike.

Janakieski, sipas DSK-së me anë të një ndërmjetësi, ka kërkuar që Presidenti Gjorge Ivanov të nënshkruajë një amnisti të re për të gjithë të pandehurit e VMRO-DPMNE-së, të ndjekur nga PSP-ja. Ky propozim është refuzuar nga kreu i shtetit. Janakieski hodhi poshtë konstatimet e tilla dhe përmes avokatëve të tij theksoi se nuk kishte nevojë për ndërmjetës që të takohet me Ivanovin. Ata kanë qenë miq për më shumë se dhjetë vjet. Ata kishin një takim personal më 13 nëntor, por për një temë tjetër. Po atë natë Janakieski u paraburgos. Dje, Presidenti Ivanov nga Gjykata Penale kërkoi që t’i dorëzoheshin shënimet e policisë sekrete lidhur me Janakieskin. Në këtë veprim, gjykata njohu ndërhyrjen në pavarësinë e tyre. Ata e pyetën Ivanovin pse kishte nevojë për shënimet dhe pse nuk ishte nënshkruar personalisht ai në kërkesën, por një zyrtar nga kabineti. Për Gjykatën Shkupi 1, mbeti enigma prej ku Presidenti mori autoritetin të kërkojë qasje në dëshmi gjyqësore. U përgjigj edhe Ivanovi. Ai beson se shënimi i DSK-së është i rremë dhe dyshon se policia sekrete ndjek aktivitetet e tij, të cilat më pas kanë shërbyer si argument për shqiptimin e paraburgimit të Janakieskit dhe Bozhinovskit. Lirimin e Janakieskit dhe Bozhinovskit nga paraburgimi e kërkoi sot edhe VMRO-DPMNE-ja.

Bojan Stojanovski

Baby Boo