PSG rrezikon pezullimin, klubet e Manchesterit gati të “rrëmbejnë” Mbappe

Paris Saint Germain mbetet në pritje të vendimit të UEFA-s, e cila ka shqyrtuar dosjen e klubit francez për të verifikuar sa është respektuar Fair Play Financiar.

Baby Boo

Mediat raportojnë se situata nuk është aspak e mirë dhe francezët mund të përballen me një pezullim nga kompeticionet europiane dhe një gjobë goxha të majme.

Pikërisht për këtë arsye, klubet e Manchesterit kanë vënë sytë te ylli i PSG-së, Kylian Mbappe dhe janë gati të paguajnë 200 milionë euro për të.

Mbappe iu bashkua PSG-së verën e kaluar, ndërsa në arkat e Monacos shkuan 178 milionë euro, por në rast se kryeqytetasit përjashtohen nga Championsi, atëherë do të mund të përballen me largime të bujshme si ai i Neymar dhe Mbappe.