Punësimi në Shqipëri po përmirësohet, por vendet e reja të punës janë me produktivitet të ulët.
Banka e Botërore zhvilloi një anketë për shpërndarjen e vendeve të reja të punës në periudhën 2014-2016 dhe gjeti se rritja e punësimit ishte e shoqëruar me një ofertë punë që kërkon kualifikim shumë të ulët.
Me fjalë të tjera, megjithëse u krijuan vende të reja pune (punësimi u rrit me 11 për qind në periudhë, ose 114,000 vende pune), këto punë të reja ishin, mesatarisht, më pak produktive sesa vendet ekzistuese të punës. Për pasoje Shqipëria ka nivelin e pagave më të ultin në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndërmjet viteve 2015 dhe 2016, rritja e punësimit ishte më e madhe në prodhim me (27 %), ndjekur nga bujqësia (18 %), tregtia (19 %), shërbimet e biznesit (14 %), TIK (10%) dhe turizmi (7%).
Vendet e reja të punës ishin për të rriturit me arsim të mesëm dhe fillor. Një në 10 vende pune shkoi për një person të moshës 15-29 vjeç. Banka Botërore evidenton se popullsia në mesin e të rinjve është reduktuar në të njëjtën periudhë (2014-2016).
Shumica e vendeve të reja të punës u përfituan nga personat me arsim fillor, ndërsa vetëm 20 për qind e vendeve të reja punës shkuan tek personat me arsim të mesëm dhe të lartë. Këto zhvillime janë në proporcion me pjesën e personave me arsim fillor në mesin e popullsisë në moshë pune në Shqipëri.
Puna me aftësi të ulët dominojnë ekonominë shqiptare. Anketa e Bankës Botërore zbardh se, 40 për qind e vendeve të punës shkuan tek personat me arsim fillor.
Në vitin 2016, mbi gjysma e popullsisë shqiptare në moshë pune ishte e punësuar, ndërsa një e treta nuk ishte as në shkollë as në punë.
Produktiviteti i punës është më i ulëti në rajon dhe kërcënohet më tej nga plakja e Shqipërisë popullsisë dhe rritjes së emigracionit.
Vendet e reja të punës të krijuara ndërmjet viteve 2014 dhe 2016 ishin mesatarisht më pak produktive sesa vendet ekzistuese, të nxitura kryesisht nga vetëpunësimi dhe punësimi në vende më paga te ulta. /Monitor
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/pse-shqiperia-ka-nivelin-me-te-ulet-te-pagave-ne-ballkan-567769/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright