Pse Rihanna nuk u pagua për performancën në Super Bowl?


Rihanna dha një nga performancat më të mira të karrierës së saj në pjesën e parë të finales së Super Bowl, ku këndoi hitet e saj më të mëdha.

Po ashtu këngëtarja e njohur ka treguar se është shtatzënë me fëmijën e dytë dhe siç u bë e ditur, Rihanna nuk ka marrë asnjë pagesë për daljen e saj!

Sipas Daily Mail, është e zakonshme që yjet të shfaqen falas në Super Bowl, pasi “pagesa” e tyre është në thelb ekspozimi ndaj miliona shikuesve.

Në fakt, në vitin 2017, Lady Gaga pa që shitjet e albumit dhe këngëve të saj u rriten 1000% pas koncertit të saj, ndërsa Jennifer Lopez fitoi 2.3 milionë ndjekës të rinj në mediat sociale pasi performoi me Shakiran në 2020.

Baby Boo