Pse po zgjatë gati 5 orë intervistimi i Presidentit Thaçi sipas avokatit Arianit Koci


Kanë kaluar më shumë se pesë orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai po vazhdon akoma të intervistohet. Lidhur me këtë çështje, ka folur avokati Arianit Koci. Koci në Frontal të T7 ka thënë se fakti që Thaçi akoma nuk ka dalur nga objekti i Prokurorisë, i bie që ai nuk është mbrojtur në heshtje. Tjetër arsye se pse Presidenti gjendet akoma në Prokurorinë Speciale në Hagë, mund të jetë ndonjë kërkesë për ndalim të përkohshëm, meqenëse është e paraparë edhe me ligj, por shton se gjasat për këtë janë të vogla.

“Nëse ska pas probleme teknike me pajisje te incizimit ose përkthyes, cështja që intervistimi po vazhdon mund të jetë që Thaçi nuk është mbrojtë në heshtje ose dicka tjetër që s;po dua ta përmend. Mund të jetë ndonjë kërkesë për ndonjë ndalim të përkohshëm, është e paraparë me ligj, por nuk e besoj që ka ndodh një gjë e tillë. Intervistat ndonjëherë zgjasin më shumë, meqenëse në përfundim janë disa nënshkrime”, ka thënë Koci.

Sipac Kocit, mbrojtja në heshtje përfundon shpejtë, por thotë se prapë pesë orë nuk është ndonjë kohë që jep ndonjë alarm. “Nëse mbrohet në heshtje përfundon shpejt, por nëse vendos i dyshuari me fol mua më ka ndodh më fillu në 9 e 30 dhe me përfundu në ora 18:00. Për momentin 5 e 32 nuk është ndonjë kohë që na jep ndonjë alarm të caktuar. Si duket presidenti nuk ka heshtë, sepse s’ka logjikë me ndejtë 5 orë dhe mos me fol. Mbrojtja në heshtje është e drejtë ligjore”, ka thënë Koci në T7./Gazeta Express

Baby Boo