Pse paguhet përparking gjatë festës në Treskë?!


Ky person që ishte drejtuar për në Liqenin e Treskës, u përball me një befasi. Iu desh të paguante 100 denarë për parkim, por ai refuzoi të paguaj.

“Sa u kërkuan?

100 denarë.

Pse?

Për parking.

Pse nuk paguat?

Është shumë. Është mirë 50 ose 20, por 100?!”

Nuk ishte i vetmi që u kthye. Edhe disa të tjerë nuk pranuan të paguajnë.

Edhe ata që paguan, nuk ishin të kënaqur.

“Kjo është shumë katastrofë.”

“100 denarë. Pse? Po kështu e kemi urdhrin. Nga kush? Nga drejtori.”

Ata që po ankohen më shumë për këtë pagesë janë personat që brenda Parkut kanë shtëpiza kampi.

“Paguam 100 denarë sepse ashtu konsiderojnë se duhet të bëjmë dhe do të paguajmë, edhe pse në vit paguajmë nga 200 euro sipas ligjeve që komuna ka miratuar”, tha dragi Kovaçevski.

“Të vij një herë në vit këtu dhe të paguaj 100 denarë, nuk është e drejtë”, tha Radmilla Bllazheva.

Pronarët e kampeve thonë se ditëve të tjera parkimi është falas, ndërsa drejtori përgjegjës për mirëmbajtjen e Liqenit Treska, Aki Saiti, tha për TV21 se për një pronar kampi është e lejuar një makinë, por sipas tij, ata tentojnë të fusin më shumë se një makinë në këtë vendparkim. Andaj u kërkohet të paguajnë.

Përgatiti: Besir Arifi

Baby Boo