Pse nuk publikohet plani për Çairin e ri nga Bekim Sali?!


Kandidati i opozitës ASH-AAA për kryetar të Çairit Bekim Sali ka premtuar “Master Planin” që zgjidh problemet kryesore infrastrukturore në Çair. Në disa paraqitje publike ai tha se nuk do të merret me premtime për harrnim gropash e improvizime, por do të prezantojë një “Master Plan” që përmban zgjidhje për problemet më të mëdha të Çairasve.

Por çfarë përmban ky “Master Plan”? Përkundër interesimit të banorëve të Çairit dhe mediave, shtabi i Bekim Salit akoma nuk e ka zbuluar në detaje se si do të duket Çairi i ri. Tashmë kur po përfundon java e parë e fushatës, “Master Plani” mbetet një zgjidhje e premtuar por e pa publikuar.

Baby Boo