Pse munguan mediumet maqedonase në hapjen e kufirit Bellanoc – Stançiç?


Sot u bë vënia e gurthemelit të pikës së re kufitare Bellanoc – Stançiç, që do të lidhë në të ardhmen Maqedoninë dhe Kosovën, shkruan Fakte. Në prezencë të ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, zyrtarë të lartë shtetërorë nga dy vendet fqinje hodhën themelin e një kalimi ndërkufitar, kërkesë kjo e moçme e banorëve të të dy vendeve.

Mirëpo, ky event i rëndësishëm për qarkullimin e lirë të qytetarëve të Maqedonisë dhe Kosovës, kaloi pa prezencën e mediumeve në gjuhë maqedonase. Pse? Ishte lëshim i “rastësishëm” i protokolit apo të njejtat kanë qenë të ftuara por në mënyrë të koordinuar nuk e panë të arsyeshme ta mbulojnë këtë ndodhi?

Baby Boo