Pse mërgimtarët “mbarojnë për një çikë” nuse shqiptare? Arsyen e gjeni në këtë shkrim


Erdhi gushti, e bashkë me gushtin vjen 15 ditshi i famshëm i plazhit, por vijnë edhe ata, Emigrantët. Dynden nga të gjitha anët, Greqi, Itali Gjermani. Sigurisht malli për atdheun është i madh, kjo mund të vërtetohet edhe nga shqiponja tatuazh në gjoks, kasat kuq e zi të iPhoneve, apo varëset e trasha të floririt me shqiponjën e florinjtë që u çan triumfalisht gjoksin gropë. Gjithsesi dashuria për tokën mëmë nuk është i vetmi motiv, që kthen emigrantët në atdhe, ka dhe një arsye tjetër akoma më sublime: “O burra, shokë të gjejmë nuse!”

Sigurisht që shumë prej jush mund ta pyesin veten: “Pse një djalë i rritur jashtë, nuk e gjen shoqen e jetës aty ku jeton por pret ta gjejë në Shqipëri, duke e njohur për shumë pak kohë?” Mos u shqetësoni, nga sot do të mund të flini të qetë. Ju prezantojmë me katër arsyet pse emigrantët shqiptarë vdesin për një çikë nuse Shqipërie.

Mos u ngatërroni me këngën e famshme” Vajzat e mbara” se vajzat shqiptare janë vërtet të mbara. Pas martese ato do t’i marrin leje burrit për çdo veprim, madje madje mendohet se do të kërkojnë leje të noterizuar me shkrim edhe nga vjehrri dhe vjehrra. Nuse për kokë të nuses, apo jo!
Vajzat shqiptare dinë të gatuajnë trahana
E dimë, e dimë, preferoni krudot, havjarin dhe ushqimin high class.Po mos na gënjeni kot e do shpirti shqiptarit një çikë trahana. Vajzat e huaja nuk bëjnë. Ku dinë të gatuajnë trahana ato.

Baby Boo