Pse infermierët që kujdesen për pacientët me coronav*irus në QKUK nuk lejohet të rrëfehen për publikun?


Pak rrëfime të infermierëve dhe pak pamje nga Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), lejohen të dalin në publik. Infermierët të cilët punojnë në Klinikën In*fektive në shumë raste nuk lejohen të tregojnë për punën e tyre që bëjnë për t’u kujdesuar dhe shpëtuar jetë të personave të infe*ktuar me sëm*undjen COVID-19, që e shkakton ko*ronav*irusi. Kurse profesionistët shëndetësorë mendojnë se infermierët janë te vetmit të cilët mund të tregojnë realitetin.

Radio Evropa e Lirë ka bërë kërkesë tek organet kompetente për intervistim të ndonjë nga infermierët të cilët punojnë në Klinikën Infektive, por që në dy raste, ndonëse infermierët kanë qenë të gatshëm të deklarohen, ata nuk janë lejuar të flasin nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. “Përshëndetje, nuk u aprovua në Komitet kërkesa, vetëm me drejtoreshën për prononcime, jo me të tjerët”, ishe një përgjigje që i është kthyer Radios Evropa e Lirë nga zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu më datën 1 korrik.

Edhe një infermieres tjetër nga spitali i Prizrenit i është dashur ta anulojë intervistën, pasi që i ishte thënë se vetëm zëdhënësi mundet të prononcohet. Pas marrjes të këtyre përgjigjeve, ka tentuar përsëri të intervistojë një infermiere, ku pas shumë përpjekjeve është realizuar biseda me Marigona Haziri, infermiere në Klinikën Infe*ktive.

Qendra Klinike Universitare nuk i ka dhënë sqarime pse nuk po lejohen të infermierët të flasin për media. Ndërkohë, qytetarë të anketuar nga thonë se nuk kanë shumë informacione në atë se me çfarë po ballafaqohen infermierët dhe stafi shëndetësor në Klinikën Infek*tive në këtë kohë pan*demie.

Baby Boo