Pse Hasanbegu protestoi në orë policore? Flet i arrestuari dhe Kryetari i Bashkësisë Lokale

Qindra banorë të Hasanbegut dje

Baby Boo
    e thyen orën policore duke dalë dhe protestuar si shenjë revolte ndaj policisë e cila arrestoi tre persona, mes të cilëve edhe këshilltarin e LSDM-së në Komunën e Gazi Babës Berat Veselin.

    Ai konfirmon se ngjarja ka ndodhur në periudhë të orës policore. “Ora policore u thye sepse policia theu rregullin policor” tha Veseli, duke pohuar se policia ka ushtruar dhunë mbi të kur e kanë hypur në furgon.

    “Dëgjova një zhurmë dhe dola këtu në rrugë. Policia më pas më hyri në oborr të shtëpisë dhe më morri me dhunë dhe më hypën në furgon të policisë. Edhe dy djemt e xhaxhait kanë dashur t’i marrin, ua kanë nxjerrë pistoletat, por ata kanë hyrë në dhomë dhe e kanë mbyllur derën. Më morën në stacionin policor, më morrën të dhënat dhe pastaj më lëshuan. Prandaj ishte protesta” tha këshilltari i LSDM në Komunë të Gazi Babës.