Pse Franca dërgoi me urgjencë ilaçin kundër rrezatimit bërthamor në Ukrainë?


Mediat në Francë raportojnë se qeveria e Macron ka dërguar disa medikamente në Ukrainë, për t’i ardhur në ndihmë popullit, ndërsa mes ilaçeve mësohet se ka dhe pilula jodi.

Ministri i punëve të jashtme të Francës Jean-Yves Le Drian tha se ndihma përbëhet nga “produkte të ndryshme mjekësore”.

“Po, ne kemi dërguar produkte të ndryshme mjekësore,” i tha Le Drian transmetuesit TV France 2, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me dërgesën e mundshme të jodit në Ukrainë.

Këto pilula janë “shpëtimi” i parë në rast të kontaktit me radioaktivitet pasi marrja e tyre ngop tiroiden me jod, duke mos e lejuar të thithë jodin radioaktiv që mund të çojë deri në kancer.

Katastrofa e fundit bërthamore që ka përjetuar Evropa është ajo e Çernobilit, në prill 1986 ku reaktori nr.4 i centralit në Pripyat shpërtheu duke hedhur në ajër material radioaktiv që kontaminoi thuajse të gjithë Evropën.

Aktualisht trupat ruse kanë marrë nën kontroll 3 nga centralet bërthamore që ndodhen në Ukrainë.

Baby Boo