Pse duhet të dhuroni gjëra për bamirësi


Ndonëse në vendin tonë ende nuk është aq e zhvilluar si kulturë, dhurimi i rrobave për bamirësi është diçka që kulturat e tjera e kanë pjesë të pandashme të stilit të jetës.

Në vend se t’i hidhni, apo t’u qëndrojnë kot në shtëpi, gjëja më e mirë që mund të bëni është që rrobat që janë bërë të papërdorshme për ju, t’i dhuroni për ata në nevojë.

Dy arsye pse është gjë e mirë dhurimi për bamirësi:

Do të ndjeheni më të pasur

Dhënia për të tjerët, shton aftësinë tuaj për të dashur. Ju mundëson që të kuptoni se edhe nësë nuk keni shumë, ju keni mjaftueshëm për të ndarë me të tjerët. Dhurimi i rrobave të përdorura për strehimore, këpucë për jetimët, dhe gjëra të ngjashme do të ju bëjnë të ndjeheni më të pasur dhe më të lumtur.

Pjesë e diçkaje më të madhe se vetja

Duke dhuruar pak rroba, ose edhe para, mund të mos duket diçka aq e madhe. Mirëpo, kur ndihma juaj bashkohet me atë të tjerëve, bëhet një gjë shumë më e madhe. Kujdesuni që të praktikoni diçka të tillë, mësoni fëmijët tuaj për rëndësinë e ndarjes me të tjerët, dhe kujtoni si jetojnë njerëzit në nevojë.

Baby Boo