Pse Dr.Elmedina Asani nuk mund të punësohet në Klinikën e Neurologjisë?


Nga Emin AZEMI
Në Maqedoni ndodhë të jesh i supertalentuar, të njohësh dhjetë gjuhë të huaja, të përfundosh studimet me 10-she, të marrësh pjesë në konferenca të ndryshme shkencore ndërkombëtare, por sërish të ngelesh i/e papunësuar (!)
Kjo ka ndodhur edhe me Dr. Elmedina Asanin, një specializante në Neurokirugji, për të cilën kishim shkrur para më shumë se dy vitesh.

“Dr. Elmedina Asani është një mjeke nga Shkupi, 27 vjeçare. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup me notë mesatare 9,7. Momentalisht është në specializim (privat) në Neurokirurgji. Deri më tani ka qenë pjesë e ekipeve të shumta kërkimore-shkencore në vend dhe në botë. Është laureate e çmimit të Qytetit të Shkupit “13 Nëntori”. Por ende nuk ka arritur të punësohet!”,
Dr.Elmedina ka pasur disa oferta për punë jashtë. Shumica në SHBA. Por ajo ende nuk është larguar. Pret që dikush të kujtohet për të…

“Unë dua të mbetem në Maqedoni, por nuk jam e sigurt nëse Maqedonia është e interesuar për mua. Nëse vazhdoj të jem ende e papunë, pa sigurim shëndetësor e pensional, pa stazh pune, do të jem e shtrënguar ta br*aktisi Maqedoninë”, pat thënë ajo para dy vitesh.
Ajo edhe sot, pas dy vitesh kur po shkruajmë sërish për këtë rast, ende është e papunë. Fati i saj varet nga neglizhenca burokratike e udhëheqësve të Klinikës ku ajo është specializante, por edhe nga faktorët tjerë që do të duhej të merreshin me stiumilimin e talentëve të rrallë, siç është Dr. Elmedina.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kohë më parë prezantoi një mjek të ri shqiptar që ishte treguar i gatshëm të bra*ktiste punën dikund në Evropë dhe të kthehej këtu në Maqedoni të kontribuojë në avancimin e shëndetësisë sipas standardeve evropiane.
Me atë rast Ahmeti pat apeluar te të gjithë profesonistët që t’i bashkohen kësaj ideje që të vijnë në vendlindje për një kontribut më cilësor në fushën e mjekësisë, si dhe në fusha të tjera.

Por, nuk e dimë nëse z. Ahmeti është i njoftuar se në Shkup ndodhet një supertalente në fushën e neurokirurgjisë, njohëse e dhjetë gjuhëve thuaja, e cila së shpejti do të bëhet specialist e kësaj dispiline delicate mjekësore. Nuk e dimë nëse ai është i njoftuar se Dr. Elmedina Asani ende ësht e papunë. Ajo madje edhe këtyre ditëve u refuzua të punësohet në Klinikën e Neurokirurgjisë, për shkak se udhëheqësia e kësaj klinike nuk kishte shpallur konkurs për pranimin e kuadrove të rinj, siç kishin vepruar dhjetëra klinika të tjera.

Që absurdi të jetë më i madh, refuzimin e Dr. Elmedinës e kishin bërë në një mënyrë tepër perfide, duke transferuar mjekë nga klinikat tjera në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe duke e përjashtuar atë nga mundësia e konkurrimit në mënyrë normale e legale. Thjeshtë ajo nuk mund të jetë pjesë e kësaj Klinike!

Edhe përkundër talentit të saj të rrallë, edhe përkundër rezultateve solide që ajo po i tregon në sallën e operacionit me raste të rënda e delikate, dhe përkundër gatishmërisë që të mos e bra*ktisë vendlindjen për një alternativë tjetër më të mire jashtë, dikund në Amerikë apo Evropë, kjo si duket nuk po mjafton që t’ia “mbushin syrin” udhëheqësve të Klinikës së Neorokirurgjisë që Dr. Elmedina Asanin ta punësojnë si mjeke të rregullt.

Çka fshihet pas gjithë kësaj bllokade për të mos e punësuar një eksperte në fushën e neuorokirugjisë?
Përgjigjen mund të jenë të shumta, por një përgjigje duhet të jetë e qenësishme për të zbërthyer fenomenin e bllokadave me prapavijë etnike që e bëjnë kreatorët e politikave kadrovike në disa institucione në Maqedoni.
Dr. Elmedina Asani mund të bëhet pjesë e çdo klinike në botë, ku kërkohet talenti, zgjuarësia dhe formimi njerëzor, karakteristika këto të cilat i disponon ajo.

Në vend se asaj t’i hapen dyert këtu, ku ajo ka studiuar dhe ku ajo dëshiron të jep kontribut në neurokirgji – ajo, paradoksalisht, po bëhet vi*ktimë e bllokadave me prapavijë etnike.
Si mund të kalojë ky rast pa u vërejtur nga faktorët vendimtarrës shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe a mund të presim në të ardhmen që talentët si Dr. Elmdina Asani, të mbarojnë studimet këtu te ne dhe, për pasojë të bllokadave të ndryshme, të vazhdojnë karrrierën profesionale dikund jashtë.

Përderisa ndodhin padrejtësi të kësaj natyre, siç po shkilen me të dy këmbët dinjiteti dhe e drejta për punë e Dr. Elemdina Asanit, tingëllojnë tepër utopike, për të mos thënë naive, thirrjet drejtuar mjekëve shqiptarë në Evropë që të vinë dhe të kontribuojnë këtu në Maqedoni. Të gjithë ato kuadro kur do të informohen se si trajtohen talentët në Maqedoni, do të heqin dorë përfundimisht nga synimi për t’u kthyer në vendlindje.

Fati i dr.Elmedina Asanit është ajo ana e errët e punëve tona. E punëve të atyre që kanë marrë vota duke premtuar se do të jenë me hallet e popullit. Dr.Elmedina, në fakt, nuk ka kurrfarë halli, sepse ajo dyert i ka të hapura në çdo klinikë të botës. Hall duhet të ketë shoqëria jonë, sidomos ata që e drejtojnë atë, që lejojnë të na ikin kuadro me nota mesatare 10.

Hall duhet të kenë ata që listat e tyre kadrovike i kanë mbushur edhe me studentë të përjetshëm që kurrë s’i kanë mbaruar studimet, por të cilët mund t’i gjesh edhe në ndonjë pozitë drejtuese apo udhëheqës i ndonjë bordi (veç 3000 euro rrogë!).
Dr.Elmedina Asani duhet të jetë rasti i fundit i qasjeve idiote që iu bëhet kuadrove me kapacitete të larta profesionale. Dhe jo vetëm kaq. Duhet të jetë gurë që rëndon mbi ndërgjegjet tona.

Baby Boo