Protestuesja e mllefosur: Shumë e poshtër kjo Serbi, por më të poshtër këta liderët e zi


“Shumë e poshtër kjo Serbi, por më të poshtër këta liderët e zi”, ka brohoritur një protestuese e mllefosur në protestën që po zhvillohet tash në Gjakovë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë.

Në protestë, Nesrete Kumnova, anëtare e komisionit qeveritar për të pagjeturit, ka thënë se “nuk ka dëshmi më të gjallë për krimet e Serbisë në Kosovë se vuajtjet e nënave për fëmijët e tyre”.

Kumnova ka thënë se nuk mund ta kuptojë përse askush s’po arrestohet edhe pse të gjithë kriminelët, sipas saj, janë të njohur nga gjakovarët.

Baby Boo