Protestuesit para Kuvendit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë


Një grup i vogël i qytetarëve sot përsëri janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar kundër marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

“Nuk mund Zaev ta jep Maqedoninë, jo në emrin tonë. Kërkojmë dorëheqje urgjente të qeverisë. Nëse mendojnë se me një marrëveshje do na fshijnë, gabojnë. Maqedonia është emri jonë dhe identiteti”, thanë protestuesi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga protestuesit e sotëm janë dëgjuar edhe thirrje ofenduese në drejtim të udhëheqësve shtetëror.

Përndryshe, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot i dhanë dritë jeshile propozim-ligjit për marrëveshjen me Greqinë.

Baby Boo