Protestojnë teknikët e spitalit “8 Shtatori”


Administrata dhe stafi teknik i spitalit “8 Shtatori” sot ka protestuar pasi nuk u është paguar ndihma e njëhershme prej 30 mijë denarëve sikur edhe stafit mjekësor.

Vlerësojnë se nuk duhet të lihen jashtë këtij shpërblimi sepse ata gjithashtu punojnë në qendrën KOVID të spitalit një vit të plotë.

Shpërblimi në të holla në “8 Shtator” nuk u është paguar vetëm 195 administratorëve. Drejtori i spitalit njoftoi se po bën përpjekje që administratorëve t’u paguhet shpërblim prej 10 ose 15 mijë denarë.

Baby Boo