Protestojnë shitësit e luleve në Bit Pazar (VIDEO)


Disa shitës ambulantë të luleve sot kanë dalë në protestë pas vendimit të Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit për dislokim të tyre deri në ndërtimin e tregut të Bit Pazarit. Tregtarët u zhvendosen në hapësirën pas objektit të Shtëpisë së Shëndetit në Bit Pazar, transmeton Portalb.mk.

Shitësit nuk pajtohen që të zhvendosen në atë lokacion, pasi që sipas tyre, atje do të bie ndjeshëm shitja.