Protestojnë francezët, ata përkrahin familjen shqiptare Mustafa pasi shteti dëshiron t’i dëbojë prindërit


“Edukimi pa kufij” është organizata e cila do të protesojë nesër përkrahje të familjes Mustafa, nga Kosova të cilën shteti francez dëshiron ta ndajë duke ia dëbuar babanë nga Franca.

“Ata jetojnë këtu, studiojnë këtu, do të qëndrojnë këtu”, thuhet në reagimin e organizatës.

Familja nga Kosova jeton në Clermont-Ferrand të Francës. Organizata kanë bërë thirrje për një marsh, i cili do të mbahet me 23 janar në orën 11 e 30 përballë shkollë s Nestor-Perret në Clermont, në mënyrë që të mos lejohet ndarja e familjes kosovare.

Siç shkruan njoftimi i kësaj organizate babai kosovar ishte kapur nga policia franceze gjatë një kontrolli rutinor, derisa po i dërgonte fëmijët e tij në një park të shtunën me 19 janar.
Pasi kërkesa e tij për azil politik në Francë është refuzuar, prindi rrezikon të dëbohet nga Franca.

Familja perbëhet nga tre fëmijë. Dy prej tyre janë të regjistruar në shkollën e Clermont Ferrand. Më i vogli ndërkohë ka lindur në këtë qytezë dhe tani është 2 vjecar./Pa Censure

Baby Boo