PROTESTOI KUNDËR LIGJIT PËR EMIGRANTËT, NË PRANGA AKTORJA E FAMSHME


Ditën e enjte Washingtoni u përball me demostrata të dhunshme kundër dëbimit të emigrantëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia ka mundur të arrestojë rreth 575 persona, ndër të cilët edhe aktoren e famshme botërore Susan Sarandon.

Shumica e të arrestuarve ishin femra, teksa protesta përshkallëzoi kur turma vendosi të përplasej me kordonin e policisë.

Sarandon, fituese e çmimit e Oskar me filmin “Dead Man Walking”, ka shpërthyer në akuza të forta kundër Trump, duke e akuzuar atë si fajtorin kryesor të gjendjes së krijuar në vend.

Baby Boo