Protestë për lirimin e Abdulfeta Alimit


Burim Alimi, djali i të dënuarit për rastin e 27 prillit Abdulfeta Alimi ka ndërmarrë iniciativë për të organizuar një protestë gjatë ditës së nesërme nën moton “Liri për Feta Alimin”, përmes së cilës do të shprehin pakënaqësinë e tyre kundër vendimit të Gjykatës, me ç’rastë Abdulfeta Alimit iu shqiptua dënim prej 7 vjet heqje lirie, për rastin e 27 prillit.

Protesta do të filloj në orën 14:00. Pika e grumbullimit të protestuesve do të jetë Sheshi Skënderbeu, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejtë gjykatës.

“Ne vlerësojmë se babi imë është viktimë e një rasti të montuar politikë. Babi imë më 27 prill ishte në krye të detyrës duke mbrojtur deputetët e Kuvendit. Në emër të Këshillit iniciativë ju bëj thirrje të gjithëve, pa dallim, çdo qytetari dhe gjithë atyre që janë të prekur me rastet që po ju montohen shqiptarëve. Të ngremë zërin e arsyes dhe të kërkojmë drejtësi për të afërmit tanë që po vuajnë burgjeve padrejtësisht. Apeli imë është që tu themi fuqishëm stop rasteve të montuara politike. Ne nuk do të ndalemi do ta kërkojmë drejtësinë deri në Strasburg, në të gjitha instancat më të larta, do të kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi”, deklaroi Burim Alimi, djali i Abdulfeta Alimit.

Familjarët e Alimit në këtë shohin rast të montuar politikë. Djali i Feta Alimit, Burim Alimi pa mos përmendur emra konkret të personaliteteve e as të subjekteve politike u shpreh se ka marrë shumë telefonata dhe pret mbështetje të gjerë për protestën e nesërme.

Baby Boo