Protestë para shkollës “Pançe Karagjozov”, kërkohet anulimi i provimit pranues


Një grup i madh i qytetarëve janë mbledhur sot para Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Shkup “Pançe Karagjozov”.Nxënësit kandidatë së bashku me prindërit e tyre protestojnë për shkak se nuk pranojnë provim pranues.

Në këtë shkollë për drejtimin infermieri në mësimin në gjuhën shqipe janë paraparë 102 nxënës në tre paralele, ndërsa me numër të njëjtë të pikëve janë paraqitur 166 nxënës.

Testimi duhej të niste në ora 10:00. Testimi do të realizohet në lëndët biologji dhe kimi, ndërsa nga rezultati do të varet cilët nxënës do të pranohen në vitin e parë shkollor 2020/2021 sepse ka më shumë kandidatë me pikë maksimale (75) se që janë paraparë në Konkursin e MASH.

Në pamjet e siguruara nga Alsat shihet se në protestë nuk respektohet distanca e rekomanduar për mbrojtje nga virusi korona. Shumica e protestuesve mbanin maskë mbrojtëse.

Baby Boo