Protestë më 10 janar para Kuvendit: Amnisti për të varfrit, burg për oligarkët


Po amnistoni krimet e LDSM-DPMNE-BDI! I dënoni ata që shesin marule! E shpërbleni banditizmin politik, ndërsa e ndëshkoni varfërinë. Ligjet tuaja i shërbejnë një qëllimi: pasurimit të banditëve politikë dhe të banditë të biznesit në dëm të popullit të varfër! Ndërkohë që 28 vjet ndërtoni monumente dhe ndërtesa të zbrazëta e me vrima, ia shitët kot edhe parcelat e fundit mafies urbanistike; ndërsa deponitë e paligjshme punojnë pa ndëshkuar, e gjigantët e mëdhenj industrialë ndotin pa probleme; ndërkohë që keq aktroni kinse po luftoni kundër minierave të vdekjes -! NE jemi duke vdekur nga ajri i ndotur dhe mjedisi i shkatërruar!”, thuhet në njoftimin e protestës më 10 janar nga ora 18 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Protesta përmes rrjeteve sociale është iniciuar nga “99% Maqedoni”, prej ku thonë se nuk do të zmbrapsen nga kërkesa për heqje të imunitetit të të fortëve, që ata besojnë se zgjat tashmë 28 vjet.

“Anulim urgjent i amnistisë për kriminelët për ndryshimet kushtetuese. Burg për të gjithë zyrtarët dhe banditët politikë të cilët e vodhën dhe po e vjedhin shtetin. Shpërbërje të PPS-së”, qëndron si kërkesa e parë.

Pastaj, iniciatorët thonë se “mjaft ishte mashtrimi socialdemokrat me nacional-shovinizëm”, prandaj kërkojnë tërheqjen e ngritjes së pagave të zëvendëskryeministrave, heqjen shpenzimet e udhëtimit dhe anulimin “llapanazhës”, ulje të të ardhurave jashtëzakonisht të larta të funksionarëve dhe heqjen e të gjitha privilegjeve luksoze që ata i gëzojnë përfaqësuesit e popullit, ndërkohë që, thonë ata, populli vuan nga uria.

Në thirrjen për protestë thuhet se “e krijuat dhe më pas e kriminalizuat varfërinë”.

“Heqja e kufizimeve për tregtarët në pazare. Instalim të taksës për luks në vend të taksës për varfëri. Ndërprerje të shkatërrimit të qëllimshëm të shërbimeve shtetërore. Qasja në shërbime publike cilësore për të gjithë!”, thuhet në thirrjen për protestë.

Kërkesa e fundit, njoftojnë organizatorët, është kundër shitjes mjedisit për përfitime të individëve.

“urgjentisht të ndërpriten të gjitha aktiviteteve ndërtimore në Shkup dhe rishqyrtim radikal të PPU për Shkupin. Ndëshkim dhe mbyllje të industrive që na helmojnë çdo ditë. Masat konkrete për të reduktuar varfërinë energjetike. Anulim të koncesioneve për minierat dhe ndryshim të ligjeve me të cilat po shkatërrohet mjedisi jetësor për shkak të interesit të elitës politike dhe të biznesit. Lufta nuk mbaroi kurrë! Do të protestojmë bashkë nëpër rrugë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare, me të gjitha forcat progresive të cilët janë në anën e të varfërve, të të shtypurve dhe të të eksploatuarve. Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është obligimi jonë!”, bëjnë thirrje iniciatorët e protestës.

Baby Boo