Protestë e Lëvizjes Antibixhoz: “Kazino në Tetovë më e madhe se kazinot në Las Vegas”


Sot në Tetovë u zhvillua protesta Anti Bixhos respektivisht kundër kazinos që është hapur në afërsi të qerdhes.
“Edhe sot u detyruam të tubohemi kundër lojërave të fatit dhe bixhozit. Këto vende nuk janë hapur për të pasuruar popullatën por janë hapur për të varfëruar popullin. Hapja e këtyre kazinove në kësi lloj vende si në këtë rast joshin fëmijët tanë, që do ndikojë në të ardhmen e tyre. Pyesim qeverinë, ku ngeli propozim ligji anti-bixhoz” tha Jushi Emurllai nga Lëvizja Anti-Bixhoz.

Nga kjo Lëvizje I bënë thirje kryetarit të shtetit për zgjedhjen e kësaj problematike
Ne Lëvizja anti bixhoz kemi marë detyrë që do të lu*ftojmë dhe do të ngulim kembë për modelin e mbijetesës.Lëvizja antibxhoz nuk do të lejoj që të bëhet rekllamimi i kazinove në vend të reklamimit te pampersave .Kjo protestë do të shërbej si ndergjegjësim për ju që të mbrojmë familjet e tona e familjet tuaja, thonë nga kjo Lëvizje.

Tetova është ngulfatur nga turpi i kazinove. Kjo tregon se ne kemi krizë të shtetit ligjor. Neve mundohen të na servojnë një metodë serb, rus e bullgar.Këtë kazino me këto përmasa as në Las Vegas nuk mund ta gjejsh. Ne jemi shëndruar në shtet kazinosh, thonë anëtar nga kjo Lëvizje.
Në mesin e protestës ishte edhe kryetari i komunës Bilal Kasami ku iu ofroi mbështetje organizatorëve.

Fillimisht e përshëndes këtë organizim të kësaj Lëvizje,Uroj që të vazhdoj qëndrueshmëria e tyre unë si qytetar i Tetovës gjithmonë do të jem në mesin e tyre si politikan gjithmonë do të përkrah çdo iniciativë për ndryshimin e ligjeve si kryetar ikomunës së Tetovës do të shfrytëzoj gjitha ingerencat që i kam që kjo dukuri të largohet nga mesi jonë.

Nga Lëvizja Anti Bixhos bënë të ditur se protesta e rradhës do të mbahet në Shkup.
Protesta e sotme është mbështetur nga Lista “Më mirë për Tetovën”, Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Alternativa./KlanMacedonia/

Baby Boo