Protestat në SHBA, izolohet shtëpia e bardhë


Në SHBA vazhdojnë protestat për vrasjen e afro-amerikanit, Xhorxh Floid, por në mënyrë më të qetë krahasuar me ditët e kaluara. Ndonëse protestuesit janë edhe më të zemëruar me Presidentin Tramp, forca të shtuara të sigurisë kanë rrethuar Shtëpinë e Bardhë. Protesta masive edhe në Mineapolis, ku është aktivizuar edhe ushtria amerikane pas mbrëmjes me shumë arrestime.

“Ky vend asnjëherë nuk i ka mbrojtur të zinjtë dhe i ka keqtrajtuar. Por mjaftë ishte, jemi lodhur më! Ne jemi me komunitetin e zi.”

“D.C. nuk pati probleme mbrëmë. Shumë arrestime. U bë punë e mirë. Forca dominoi. Mineapolis ishte shkëlqyeshëm (Faleminderit Presidenti Trump).”

Presidenti ka nxitur reagime edhe me veprimet me të cilat po i jep konotacion religjioz “tensioneve” aktuale për brutalitetin policer ndaj racës së zezë. Ai vizitoi sërish një kishë. Ndërsa dje u fotografua me Bibël para kishës katolike afër Shtëpisë së Bardhë, për çka policia ia liroi rrugën duke i shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës.

“Është çoroditëse dhe e dënueshme që objektet fetare lejojnë të kepërdoren dhe manipulohen në mënyrë shokuese.”

“Nuk erdhi në Kishë për t’u lutur, as për t’i ngushëlluar të pikëlluarit e as për t’u dhënë shpresë të rinjve që ishin mbledhur atë ditë. Ai nuk pati leje të vinte.”

“E dimë se ke qëndruar këtu duke e mbajtur një Bibël në duar, por është e qartë se Biblën nuk e ke në zemër.”
Rreth një mijë persona protestuan mbrëmë edhe në Sidnei në shenjë solidarizimi me amerikanët, por edhe revolte pas shpërndarjes së një videoje ku shihet si policia e Sidneit ndalon me dhunë një të ri, rast të cilin po e hetojnë autoritetet australiane. (6:00-6:50)

Baby Boo