Pro*testat e të Dielës/Grubi: E drejtë demokratike për të gjithë


Zëvendëskryeministri i parë Grubi është pyetur edhe në lidhje me pro*testën e paralajmëruar për ditën e diel para Parlamentit, në prag të shpalljes së masave kufizuese kundër Covid 19, ndërkohë që Grubi thotë se pro*testat janë të drejta legjitime.

“Pro*testat janë legjitime, një e drejtë demokratike që të gjithë të shprehin mendimin e tyre, por gjithashtu duhet të kemi parasysh se duhet të mbrojmë shëndetin publik, të vaksinohemi. Ato vaksina dhe sa e vështirë ishte merrni në një kohë kur e gjithë bota duhet të vaksinohet dhe unë do t’i ftoja të gjithë të mendojnë ashtu siç bënë një vit ose disa muaj më parë duke kërkuar vaksina, të mos pro*testojnë në kushtet kur ne tashmë kemi një rritje të qytetarëve të infektuar, nga 10 në ditë në 400 në ditë dhe shpresoj që të gjithë ata që do të pro*testojnë të jenë të vaksinuar dhe se ata nuk do të transmetojnë virusin tek njëri -tjetri në atë pro*testë”, ka shtuar më tej Grubi.

Baby Boo