“Protestat e El Chekës” transferohen nga Tetova në Shkup


Protestat shqiptare kundër BDI-së që filluan pas publikimit të “bombave” të El Chekës, do të transferohen nga Tetova në Shkup.

Siç shkruan Gazeta Lajm, një paralajmërim i tillë vjen nga Blerim Ahmedi, vëllau i El Chekës.

“Së shpejti do të ju informojmë për protestën e radhës që do të mbahet në Shkup”, ka paralajëmruar Blerim Ahmedi.

Ai thekson se protestat nuk do të ndalen në Shkup.

“Gjithashtu do të bëjme takime në qytetet me shumicë shqiptare për formimin e këshillit për protestën”, shkruan Ahmedi.

Ai i ka shpallur të suksesshme protestat e mbajtura para selisë së BDI-së ën Tetovë.

“Populli shqiptar kërkon që Ali tradhëtari me klanin e tij të dali përpara drejtësisë.
Tetova e shpalli të padëshirueshme selinë e Duit. Forca të shumta policore e ruajnë 24 h objektin e tyre sikurse të ishte ambasada serbe”, thekson Ahmedi.  

Baby Boo