Protesta të opozitarëve të qeverisë së Turqisë në Stamboll


Një grup i opozitarëve të qeverisë së Turqisë janë mbledhur në një tubim protestues në përvjetorin e shtypjes së protestave anti-qeveritare në Parkun Gezi në qytetin e Stambollit.

Faqja në internet e gazetës turke “Cumhuriet” njoftoi se këto protesta janë organizuar me rastin e pesë vjetorit të protestave në Parkun Gezi të Stambollit dhe janë ftuar nga koalicioni “Taksim” dhe nga disa organizata civile. Protestuesit pasi janë të tubuar përpara selisë së Unionit të Sindikatave të arkitektëve dhe inxhinierëve të Stambollit, kanë marshuar në drejtim të Parkut Gezi.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë familjarë të viktimave që u vranë në trazirat e vitit 2013 dhe një numër i deputetëve të Partisë Republikane Popullore dhe funksionarë lokalë të kësaj partie.

Baby Boo