Protesta SPGPM: Gazetarët e Maqedonisë dhe punonjësit medialë paguhen nën mesataren shtetërore


Ka filluar protesta e planifikuar në shenjë të 1 majit në sheshin e Shkupit, në sheshin “Kryengritja e Karposhit”(Filipi i dytë), e pastaj marshohet deri në Kunved dhe Qeveri.

Sipas SPGPM-së, gazetarët e Maqedonisë dhe punonjësit medialë paguhen nën mesataren shtetërore, trendi i pasigurisë, puna e ngarkuar është në rritje të përhershme, nuk investohet në fuqinë punëtore, ndërsa menaxherët megjithatë edhe nuk kanë problem të flasin për mediat vetëm si biznes, duke e harruar rolin shoqëror dhe përgjegjësinë që e kanë.

Ndërsa këtij marshi protestues iu bashkangjitën edhe Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë, Sindikata e pavarur akademike, dhe Sindikata e kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Baby Boo