Pro*testa në ditën e 5-të përplotë tensione, çka po e pret Maqedoninë e Veriut?!


Mbrëmë në Shkup përfundoi pro*testa e pestë me radhë kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare që i hap rrugë Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në. Sërish skenari dhe lëvizje e ngjajshme e pro*testuesve të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, por në vijat e para aktive edhe partia “E Majta”.

Por, pro*testa që u mbyll vonë e qetë, në orët e mbrëmjes përpak të eskalonte, në një in*cident që ndodhi në sheshin “Skenderbeu”. Në rrethana deri tani të panjohura, eksaloi in*cidenti mes një pjese të turmës që po lëvizte nga Qeveria në drejtim të Ministrisë së Jashtme, përmes bulevardit që përshkon Çarshin e Shkupit dhe sheshin “Skenderbeu”.

In*cidenti eskaloi kur një person ishte i ar*matosur, dhe që po përballej me pr*otestuesit. Ai në një moment ka shtënë edhe me ar*më, që më pas është neutralizuar nga ana e forcave policore. Pr*otestuesit më pas nga Ministria e Jashtme janë drejtuar tek Parlamenti, ku kanë gjuajtur me fishekëzjarre dhe bomba tymuese, dhe që dy policë janë lënduar. Më pas pro*testuesit janë shpërndarë, ndërkohë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se edhe nesër do vijoj pro*testa dhe bëri thirrje për përkrahje sa më masive.

Ndërkohë, dita e pestë e pro*testës ka përfunduar me akuza të rënda mes partive politike. LSDM dhe BDI akuzuan se in*cidenti tek sheshi “Skenderbeu” ishte një skenar nga koalicioni VMRO-ASH-Levica për të tensionuar situatën dhe për të nxitur tensione ndëretnike. Ndërkohë, nga ASH dhe Lëvizja BESA kanë theksuar se skenaret e tilla pikërisht po inskenohen nga ana e pushtetit, gjegjësisht koalicionit LSDM dhe BDI./INA/

Baby Boo