Protesta në Bukoviç, kërkohet që në fillim të rregullohet kanalizimi pastaj asfaltimi i rrugës


Qytetar: Ja ku rri pisllëku. Kjo është.
TV21: Njëra prej këtyre është lart?
Qytetar: Kjo është lart. E shikon këtë gypin këtu që shkon në atë anë. Ky gyp është lart.
TV21: Prej kur është bërë kanalizimi ju nuk jeni lidhur në këtë rrjet, pse nuk jeni lidhur?
Qytetar: Nuk mund të lidhemi.
TV21: Çfarë kërkoni tani?

Qytetar: Kërkojmë që të bëhet më thellë kanali dhe të mundemi të lidhemi. Duhet të ngritet 2 metra e gjysmë, ndërsa është i ngritur 1.80. Edhe ne nuk kemi shans. Jemi 27-28 shtëpi nuk e di sa jemi krejt.
TV21: Çfarë mendoni të bëni, do të protestoni deri sa të rregullohet kjo?
Qytetar: A ta merr mendja pse jo.
Qytetar: Këtu ka shumë, por nuk duan të dalin. Ne nuk kemi asgjë kundër askujt. Jemi kundër atij që e ka bo.

Qytetar: Duhet me i dhanë udhëtim pa udhëtim nuk bëjmë. Çdo herë që duhet me i dhanë udhëtim vijnë duke u ngrit gypat lart. Edhe këtu ka kaskadë, deri këtu kanë ardhur drejt, këtu e kanë ndreq kaskadën 70cm. Me këto 70cm që e kanë ngritur kaskadën ne nuk mund të lidhemi ne këtu 20 shtëpi. Nuk ka shanse me u lidh në kanalizim për shkak se vendi është lart, ndërsa ne jemi poshtë me shtëpi”.

TV21: Për sa shtëpi bëhet fjalë?
Qytetar: 26 shtëpi një mëhallë.
Qytetari në parapvi: Prej te xhamia teposhtë, hiç të mos nisë asfalt. Se si të nisi të vijë deri aty – hë edhe pak hë edhe pak…
TV21: Tash po shtojnë asfalt të ri, ju nuk po i lejoni?
Qytetar: Ne nuk i lejojmë pasi që si të shtrohet asfalti i ri, atëherë ne nuk mund ta prishim asfaltin me që ta gërryejmë për ta bërë rrjetin.

Baby Boo