Protesta në Athinë dhe Prespë për marrëveshjen me Maqedoninë

Nga e premtja, në orën 10, po fillojmë betejën tonë për Maqedoninë, thonë organizatorët e protestave në Athinë dhe Prespë, përmes rrjeteve sociale, dhe i thërrasim qytetarët në një asamble qendrore para Kuvendit të Greqisë në orën 20:00.

Baby Boo

“Komiteti për Luftën për Karakterin Grek të Maqedonisë” nën sloganin “Maqedonia do të thotë Greqi” po organizon protesta në tre ditët e ardhshme për marrëveshjen e arritur në mes dy vendeve.

Një grup i vogël qytetarësh u mblodhën para Kuvendit grek herët në mëngjes, gjersa është në rrjedh e sipër po zhvillohet debati për mosbesimin e qeverisë, tha korrespondenti i AIM-ës nga Athina.

Në të njëjtën kohë në Greqinë veriore fillojnë të organizohen për të shkuar në Prespë, autobusët tashmë janë planifikuar të dërgohen nga qytetet e pjesës veriore të vendit, që qytetarët të marrin pjesë në protestë.