Protesta kundër përmbaruesve në Shkup: Hajna na rrjepët!


Ka filluar edhe protesta kundër përmbaruesve në organizim të Konfederatës së organizatave Sindikale.

“Protestojmë kundër përmbaruesve, kërkojmë ligj të ri, jo vetëm ndryshime kozmetike. Qytetari i rëndomtë nuk mund të jetojë me paratë që i mbeten”, ka thënë Ana Gligorovi.

Protestuesit kanë brohoritur me thirrjet: Hajna na rrjepët, “Të ndryshojë ligji” dhe parulla tjera.
Të pranishmit thanë se ka katër protesta të ndryshme, por me një qëllim, për shkak të dallimeve tek sindikalistët për të cilët shpresojnë se do të tejkalohen.

Baby Boo