Protesta e veteranëve: Me 800 euro po jepet çertifikata e veteranëve


Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot kanë dalë para Qeverisë së Kosovës për të protestuar kundër pazareve me çertifikata të veteranëve.

Ata po akuzojnë Komisionin që ka bërë vlerësimni se ka bërë shitje të certifikatave, vetëm e vetëm për një pension, shkruan gazetametro.net.

Një prej veteranëve madje ka folur edhe për çmimin që kanë paguar njerëzit për të marrë një çertifikatë të veteranit.

Rizah Hasanaj thotë se në fillim çmimi ka shkuar në 5 mijë, më pas ka rënë në 3 mijë, ndërkaq tani sipas tij me 800 euro merret një çertifikatë e veteranit.

“Dikur me 5 mijë euro, tani në 3 mijë. Tash me 800 euro po i dhanë për një certifikatë të veteranit. Duhet të ndalet kjo”, ka thënë Hasanaj.

Ndërkohë, disa përfaqësues të këtyre protestuesve janë futur në ndërtesën e Kuvendit pas një ftese, mirëpo akoma nuk është konfirmuar me kë do të takohen.

Sidoqoftë, tema për pensionet e veteranëve u bë aktuale kur dha dorëheqje prokurori që hetonte këtë çështje pak ditë para se të ngriste aktakuzën. Ai kishte thënë se po largohet për shkak të kërcënimeve që kishin ardhur pasi ai kishte evidentuar mbi 19 mijë veteranë të rrejshëm./Pacensure

Baby Boo