Pronari i portalit “Dokaz” dënohet me 3 vite e një muaj burg për nxitje të urrejtjes, pirateri


Pronari i faqes “Dokaz”, Marjan Stamenkovski, sot është dënuar nga Gjykata Penale e Shkupit me tre vjet e një muaj burg për katër vepra të kryera nëpërmjet teksteve të tij . Gjithashtu, ai është dënuar me 5 mijë euro për keqpërdorim të të dhënave personale.

Gjyqtarja Marija Kletnička – Markovska ia shqiptoi edhe ndalimin për kryerjen e profesionit apo veprimtarisë lidhur me veprat penale, përkatësisht ndalimin e regjistrimit të domenit në portal në kohëzgjatje prej 10 vitesh, duke llogaritur nga momenti i plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Regjistrimi i të gjitha domeneve të regjistruara më parë pushon së qeni i vlefshëm.

Stamenkovski u dënua për dy krime të përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik dhe një krim: shantazh, pirateri të një vepre audiovizive dhe, natyrisht, keqpërdorim të të dhënave personale.

Aktakuza ishte pas kallëzimeve penale të paraqitura nga viktimat e Stamenkovskit gjatë vitit 2022 dhe fillimit të vitit 2023, në lidhje me përmbajtjen e publikuar në një faqe interneti në pronësi të tij.

Kështu, në periudhën prej datës 10.01.2023 deri më 02.02.2023, i pandehuri, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për vete, e ka kërcënuar viktimën se do të zbulojë diçka që mund të dëmtojë reputacionin dhe nderin e tij. Përmes një rrjeti social i pandehuri ka kontaktuar të dëmtuarin dhe e ka thirrur në takim për ta shantazhuar që të publikojë foto private dhe informacione për të në ueb portal nëse nuk i paguan paratë. Pasi i dëmtuari refuzoi takimin, në portalin e internetit janë publikuar disa tekste për të, me të cilat i pandehuri ka dëmtuar reputacionin dhe nderin e të dëmtuarit. Në atë mënyrë i akuzuari ka tentuar të kryejë vepër penale – Shantazh.

Stamenkovski është arrestuar më 9 shkurt të këtij viti dhe i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa shtëpia e tij është kontrolluar dhe janë sekuestruar dokumente, telefona celularë dhe pajisje tjera elektronike që janë ende nën hetim, si dhe një shumë e madhe parash. Autoritetet dyshojnë se mund të gjenden prova për vepra të tjera, ndaj nuk përjashtohet mundësia e që të ketë vazhdësi më këtë rast.

Sipas Prokurorisë, dy veprat e përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik i ka kryer përmes një sistemi kompjuterik duke publikuar tekste për dy priftërinj në Kishën Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvia e Ohrit dhe për dy gazetare femra.

Priftërinjtë e raportuan pasi përhapte urrejtje dhe intolerancë përmes teksteve. Stamenkovski, tha PThP Shkup, ka publikuar se priftërinjtë ishin të lidhur me shërbimet sekrete vendase dhe të huaja, ndërsa dërgoi fjalë kërcënuese, duke i inkurajuar njerëzit që të vijnë dhe t’i dëbojnë nga manastiri ku kanë shërbyer.

Dy gazetaret, nga ana tjetër, janë nga e përjavshmja “Fokus”, për të cilën nga Prokuroria Publike e Shkupit thonë se i akuzuari kanë promovuar urrejtje dhe ka tentuar t’i frikësojnë që të mos publikojnë artikuj në mediat ku punojnë.

“PThP Shkup ka vepruar dhe ka siguruar prova pas kallëzimit penal nga dy gazetare, të cilat kanë raportuar se tekstet fyese me fotot e tyre janë publikuar në ueb portalin që nga fillimi i vitit 2022 dhe qëllimi përfundimtar i tyre është t’i frikësojë dhe t’i pengojë të publikojnë artikuj në të përjavshmen për të cilën punojnë. Gjatë procedurës, viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre para prokurorit publik kompetent në të cilat kanë argumentuar dyshimet e tyre se prapravija e postimeve të ueb portalit ka qenë për të bërë presion dhe censurë ndaj tyre. I akuzuari në tekste ka promovuar drejtpërdrejt urrejtje në bazë të përkatësisë etnike”, kanë thënë nga prokuroria e Shkupit.

Lidhur me veprën e shantazhit, sipas pretendimeve të Prokurorisë Publike të Shkupit, në fillim të këtij viti, Stamenkovski me qëllim të përfitimit pasuror e ka kërcënuar një të dëmtuar se do t’ia dëmtojë reputacionin dhe nderin. Ai e ka kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe e ka ftuar në një takim për ta shantazhuar që do t’i publikojë foto private dhe informacione për të nëse nuk i jepte para. Pasi i dëmtuari nuk ka pranuar të takohet, siç thuhet nga Prokuroria, në portalin Dokaz janë publikuar disa shkrime për të.

Për pirateri të veprës audiovizive dhe keqpërdorim prokuroria e ndjek penalisht në bazë të raportit të një televizioni që kishte të drejta ekskluzive autoriale për të transmetuar përmbajtje të caktuara, por Stamenkovski i publikoi video materialet në portal dhe mundësoi shfaqjen e pakufishme publike.

Përderisa Prokuroria Publike e Shkupit e zhvillonte procedurën, i akuzuari kontaktoi një hetuese në Prokurorinë Publike të Shkupit dhe përmes saj u përpoq të merrte informacione për rastet në procesim, përfshirë edhe të tijin.

“Duke tentuar të ndikojë në procedurën ndaj tij, nga komunikimi privat me hetues, ka përdorur dhe ka publikuar pa pëlqim të dhënat personale dhe fotografitë e katër hetuesve në Prokurorinë Publike Shkup, andaj i akuzuari akuzohet edhe për veprën penale keqpërdorim të të dhënave personale”, njoftoi Prokuroria Publike Shkup.

Hetuesja e punësuar në MPB e cila i ka dhënë informacione nuk është më e punësuar në Qendrën hetimore të Prokurorisë Publike të Shkupit dhe, siç është paralajmëruar, për të do të iniciohet procedurë para Departamentit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale në Ministrinë e Brendshme.

Baby Boo